'Lëkura është pasqyra e organizmit tonë', dermatologia Vasili: Mos i lani duart me ujë të nxehtë, të çon në plasaritje

16 Prill 2020, 14:47

Larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun është një nga format e higjienës, dhe mënyra më efektive për të parandaluar infektimin nga Covid-19. Por nëse kjo nuk bëhet në mënyrën e duhur mund të sjellë edhe efektet anësore në lëkurë. Për ti shmangur këto efekte dermatologia, Ermira Vasili në një lidhje Skype për Report Tv jep disa këshilla. Ajo shprehet se duart nuk duhet të lahen me ujë shumë të nxehtë, pasi kjo gjë çon në tharjen e duarve dhe më pas çarjen e tyre duke u bërë burim infeksioni. Ajo këshillon ujin e ngrohtë dhe sapunin,  dhe më pas përdorimin e kremrave hidratues.