Leli në Report Tv: Turizmi shënoi pikun në shtator me 70 % rritje, në dimër shfrytëzojmë pjesën historike! Fond së bashku me Bashkinë e Milanos për pastrimin e Pyllit të Sodës

9 Tetor 2020, 13:52 | Përditesimi i fundit: 2020-10-09 15:36:30

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli e ka cilësuar pozitiv për qytetin sezonin turistik edhe pse vendi u godit nga pandemia. Ai shprehet në një intervistë për Report Tv se muaji shtator ka shënuar pikun më të lartë të turistëve ku prenotimet kanë qenë në rritje me 70 %. Në lidhje me investimet dhe pastrimin e Pyllit të Sodës, Leli tha se falë një fondi në bashkëpunim me Bashkinë e Milanos, do të krijohen mundësi akomodimi për turistët si dhe të vendosen koshat e plehrave në të gjithë territorin e pyllit.