Leonardo Di Caprio bën thirrje për mbrojtjen e lumit Vjosa, aktorit i përgjigjet Basha dhe Meta

30 Mars 2021, 21:29

Aktori i famshëm Leonardo di Caprio vazhdon të bëjë përsëri thirrje për mbrojten e lumit të Vjosës.

Di Caprio ka reaguar nëpërmjet një video në ‘Instagram’ duke shkruar se javën e kaluar aktivistët në të gjithë Evropën i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Evropian të mbështesin Parkun e Vjosës. Por, aktori i njohur shton se duhet të shpërndajmë këtë video dhe të pyesim drejtuesit më të mëdhenj të vendit, kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe krerët e opozitës Basha e Kryemadhi për tu solidarizuar me këtë nismë.