Letërsi nga karantina në Ditën Botërore të Librit, Anna Kove kujton rënien e murit të Berlinit

23 Prill 2020, 16:53

Shkrimtarja Anna Kove në Ditën Botërore të librit sjell një mesazh për Report Tv për muret që ngrihen e bien, ndërsa personazhi i saj kujton ngjarjet kur po binte muri i Berlinit. Shkrimtarja përmes mesazhit të librit të saj të fundit “Kambanat e së dielës” lexon tregimin “Muri i Berlinit dhe muret që ende s’kanë rënë”, ku aludon për murin e ri të ngritur në situatën e pandemisë Covid 19.