Letra e Trump drejtuar Erdoganit: Mos bëj të fortin apo budallain, jo masakra

17 Tetor 2019, 11:11

Dhoma e Përfaqësuesve Amerikanë ka dënuar në mënyrë dërrmuese tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, e cila i hapi rrugën ofensivës së Ankarasë. Një rezolutë bipartizane, e cila përfaqëson një distancim të qartë dhe tërthor nga nisma e administratës Trump, deklaron kundërshtimin e saj ndaj vendimit me të cilin Shtetet e Bashkuara i japin fund nismave për të parandaluar operacionet ushtarake turke kundër kurdëve në verilindje të Sirisë”.

Dhoma e Kongresit i kërkon presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, që "të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet e njëanshme". Rezoluta u miratua me 354 vota pro dhe 60 kundër. Dhe e gjitha kjo ndodh ndërsa zv/presidenti amerikan Mike Pence po përgatitet të takohet me presidentin turk në Ankara për të provuar të ndërmjetësojë një marrëveshje për armëpushimin.

Diplomacia amerikane vazhdon të ushtrojë presion ndaj presidentit turk për ta bindur atë të tërheqë trupat e tij në veri-lindje të Sirisë.

Letra e Trump

Më 9 tetor presidenti amerikan Donald Trump i kishte shkruar një letër presidentit  Erdogan pak përpara ofensivës ushtarake turke në Siri.

"Mos u trego i fortë" ose "mos u bëj budalla". Ju nuk duhet të jeni përgjegjës për masakrën e mijëra njerëzve, dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke", shkruante Trump në letër. Si përgjigje, Erdogan urdhëroi sulmin në Siri duke nxitur reagimin amerikan që tani kërcënon me sanksione të rënda kundër Turqisë.