Lëvizën pa autorizime, policia bllokon 49 patenta dhe makina në 24 orët e fundit, 154 gjoba për qytetarët që lëviznin pa leje

5 Prill 2020, 15:25

49 drejtues mjetesh, të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit referuar aktit normativ për koronavirusin, janë ndëshkuar me me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti në 24 orët e fundit në Shqipëri. Sakaq një tjetër shtetas në Tiranë, i cili pavarësisht se dispononte autorizimin për të lëvizur, është arrestuar pasi është kapur në fragrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 154 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Gjithashtu, është ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 1 shtetas, pasi nuk ka zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura