Lëvizën pa maskë, gjobiten 431 qytetarë! Ndëshkohen 12 të tjerë se lëvizën pas orës 22:00

24 Dhjetor 2020, 15:40

TIRANË- 415 qytetarë janë gjobitur me nga 3 mijë lekë pasi nuk kanë mbajtur maskën, e cila prej më shumë se 2 muajsh është bërë e detyrueshme.

Gjoba ka pasur edhe për 12 të tjerë, pasi u kapën duke lëvizur pas orës 22:00, në një kohë që kjo është e ndaluar si një masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.