Lëvizja për Universitetin protestë te Ministria e Arsimit: Nuk janë përmbushur kushtet

14 Tetor 2019, 13:41

TIRANË- Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin kanë dalë ditën e sotme në një protestë përpara Ministrisë së Arsimit duke pretenduar se ende nuk janë përmbushur kushtet e Paktit për Universitetin të premtuara pas protestave masive që u zhvilluan vitin e kaluar akademik.

Ata kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime ndërsa kanë shkruar në muret e Jashtme rrethuese të Ministrisë "Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie".Ata thonë se nuk është e vërtetë se qeveria ka ulur tarifat apo përfitimet nga karta e studentit.