Lëvizje të pakta në Qafë Thanë dhe Kapshticë, lejohet vetëm hyrja në Shqipëri

1 Qershor 2020, 15:36

KORCË-Ashtu sikurse u lajmërua ditën e sotme janë hapur dhe kufijtë tokësorë me vendet fqinje. Kufiri me Maqedoninë e Veriut është hapur sot vetëm për qytetarët që duan të hyjnë në Shqipëri. Është lejuar dalja e qytetarëve nga territori i tyre,por jo hyrjet nga Shqipëria edhe pse pala shqiptare ne të 3 pikat doganore të juglindjes ka rifilluar punën normalisht. Sipas burimeve nga autoritet doganore bëhet me dije se hyrje daljet pa kufizime ne shtetin grek dhe maqedonas varen edhe prej palëve respektive.