Lëvizje të reduktuara në qytetin e Shkodrës, policia dhe ushtria kontrolle qytetarëve

30 Mars 2020, 12:24

Në Shkodër ndryshe nga ditët e tjera sot ka një numër më të ulët të lëvizjes së qytetarëve, nisur edhe nga kufizimet e reja të lëvizjes. Pavarësisht kësaj një numër i konsiderueshëm i policëve dhe ushtarëve janë në terren për të monituara situatën në lidhje me emergjencën Si rrjedhojë autoritet kanë ndalur shumë qytetarë për t'u bërë kontrollet, nëse e kishin lejen për të dalë apo jo. Nga ajo që raportohet është se qytetarët të cilët kanë dalë kryesisht për të blerë ushqime e kanë të disponueshme 'lejen për daljen'. Postoblloqet e policisë dhe ushtrisë janë të ngritura në shumë pika të qytetit të Shkodrës.