Kryeministri Edi Rama, ka folur për lëvizjet në hipotekën e Vlorës dhe korrupsionon, duke thënë se kjo ka ndodhur për shkak se nuk ka funksionuar sistemi.
Ai ka bërë një shembull krahasimi me gjermanët dhe suedezët, duke thënë se ata nuk janë më të mirë se vlonjatët, se edhe ata janë të prirur për korrupsion, por diferencën e bën funksionimi i sistemit.
"Siç ndodh me sistemin e drejtësisë në reformën e drejtësisë ku piktura është bardh e zi ku ka të bardhë ka të zezë kështu është edhe ky proces. Patjetër ne kemi shumë për të bërë në luftën kundër korrupsionit ku lufta të mos jetë e përkohshme. Luftë në gjueti shtrigash dhe janë kthyer prapë aty. Pse sepse skanë arritur të ndërtojnë sistemin, duke ndarë të shkuarën me të nesërmen. Nuk janë suedezët më të ndershëm se Shqiptarët nga genet por se konceptojnë dot si mund të paguash për të marrë shërbime, për shkak se shërbimi funksionon.
