Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i gjendur në Sarandë në kuadër të 'Rrugëtimit për Shqipërinë' ka komentuar edhe ngërçin me Gjykatën Kushtetuese.
Sipas kreut të PD, Lulzim Basha, ngritja e Kushtetueses nuk është kaq e vështirë. Ai ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama duke thënë se është pikërisht ajo që po e bën kaq të pakuptueshëm ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Më pas Basha ka deklaruar se ajo që po ndodh momentalisht me Gjykatën Kushtetuese është një grusht kushtetuese.
"Sepse drejtësia është e kapur. Sepse Edi Rama dhe kjo qeveri kanë vetëm një qëllim, ta kapin ose ta bllokojnë reformën në drejtësi. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër institucional. Është një grusht kushtetues i cili ka për qëllim që në vend që qytetarët të kenë Gjykatën Kushtetuese për të cilën kemi dy vite, tre vite që të merren hapat për të formuar, të kenë një kukull të regjimit. Mund t’ju duket si një debat juristësh, mund t’ju duket debat i stërholluar, por kastile i bëjnë të stërholluar që një qytetar i thjeshtë të mos e kuptojë, ta humbasn fillin, ta humbasin interesin dhe të thotë: “Kush merret me këtë punë, ja politika na futi prapë në këtë valle”. Prandaj e kanë bërë kaq të komplikuar. Një qeveri e kapur në afera korruptive, një qeveri që do të grabisë pronat e qytetarëve, siç po bën në Himarë, në Sarandë, kudo në bregdet me koorporatën e investimeve, nuk do Gjykatën Kushtetuese të pavarur. Sepse një Gjykatë Kushtetues e pavarur i thotë “Ndal, këtyre veprimeve”. Se një Prokurori e pavarur e merr të pandehur kryeministrin, kabinetin, të gjithë pushtetin në qoftë se shkelin të drejtat themelore të qytetarëve, biznesit. Ndaj jemi në një moment deciziv për të ardhmen tonë. Ndaj jam me shpresë se këto janë orët e fundit të një tiranie të një pakice ndaj një shumice. Për këtë ne kemi një vizion vlerash, normash, standardesh europiane, që fillon me një drejtësi të pavarur, me një Gjykatë Kushtetuese të fillojë nga detyra, të jetë një Gjykatë Kushtetuese e pavarur e formuar sipas Kushtetutës. Sepse një Gjykatë Kushtetuese e formuar sipas tekave të qeverisë nuk ka legjitimitet." tha kreu i PD.
Lëvizjet për Kushtetuesen/ Basha nga Saranda: Grusht institucional!
No videos found.