Lëviznin pas maska në rrugë, gjobiten 335 persona! Ndëshkohen 23 të tjerë, lëviznin pas orës 20:30

30 Dhjetor 2020, 14:26

Në prag të festave të fundvitit duket se qytetarët janë sensibilizuar në respektimin e masave të vendosura të koronavirusit.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u gjobitën 335 persona të cilët u konstatuan pa maska në rrugë

Ata u gjobitën me 3000 lekë, shifër e cila do të vendoset në faturën e energjisë elektrike. Gjithashtu policia ka gjobitur dhe 23 persona të tjerë të cilët janë kapur duke lëvizur pas orarit të vendosur 20:30.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e policisë në të gjithë vendin, 4 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në biznese të ndryshme, autoritetet kanë evidentuar 3 biznese në të cilët ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.