Lëvizte i armatosur dhe me lëndë narkotike, arrestohet 18-vjeçari

29 Mars 2019, 13:57

Një 18-vjeçar u arrestua nga Policia e Shkodrës pasi u zbulua me lëndë narkotike dhe një armë pa leje. Gencian. B kishte 15 doza kanabisi në kuletën e tij, ndërsa ju sekuestrua edhe një pushkë 10-she.

Policia e Shkodrës kishte informacione nga qytetarët, se një i ri lëvizte me armë zjarri dhe dyshohet se shpërndante drogë. Forcat e policisë Shqiponja në Shkodër ndërhynë në aksion duke arrestuar 18-vjeçarin banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik  policia i gjeti në një çantë dore 15 doza cannabis sativa të ndara në qese farmaceutike, dhe një armë zjarri  pushke 10-she, të cilët e hodhi në tokë porsa pa punonjësit e policisë.