Leximi online, përkthyesja: Poema për koronavirusin që Don Gjergj Meta më kërkoi ta përktheja

9 Prill 2020, 19:49

Një ide origjinale nga përkthyesja Aida Baro gozhdon përpara kompjuterit fëmijë, por edhe të rritur në një kohë kur të gjithë gjenjne forma të ndryshme argëtimi gjatë izolimit në shtëpi. Një praktikë e veçantë leximi online për të argëtuar fëmijët në këto 28 ditë karantinë. Në një lidhje skype për Repolitix përkthyesja Baro flet për një eksperiencë të vecantë që ndan me publikun e vogël virual. Baro flet edhe për përkthimin më të fundit që i është kërkuar ti bëjë poemës për koronavirusin, poeme e cila ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale duke u bërë shumë virale edhe në Itali.