Lezha e ndërgjegjësuar, jo grumbullime në tregjet e fruta-perimeve, të gjithë me maska

23 Mars 2020, 10:49

Dita e qëndrimit në shtëpi përgjatë së dielës, i ka zgjuar më të ndërgjegjshëm qytetarët lezhjanë. Të paktë nëpër trotuare, në distancë me njëri-tjetrin, qytetarët janë parë këtë mëngjes me maska e doreza. E njëjta panoramë është shfaqur edhe në tregjet e fruta-perimeve, ku qytetarët kanë shmangur grumbullimet dhe ruajnë distancën nga njëri-tjetrit.