Lezha pret “Skënderbeun”, heroi në kantier prej dy vitesh, peng i mërive politike

6 Maj 2020, 15:19

E kush do ta kishte menduar, se një ditë peng i mërive politike do të bëhej edhe një statujë monumentale e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastëriot Skënderbeut.

“Ka qenë një punë që kërkonte shumë angazhim. Fillimisht duhet të bëhej shumë shpejt. Ndërsa, sot prej dy vitesh gjendet akoma në fonderi”, rrëfen skulptori Adrian Pepa.

Gjithçka zë fill në 2018-n, ku për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut Bashkia e Lezhës organizon një konkurs, nga ku shpall fitues skulptorin Ardian Pepa.