Lezhë/ 600 banorë në Gocaj ‘thahen’ për ujë të pijshëm! Banorët: Marrim bidonët dhe shkojmë në fshat tjetër

29 Qershor 2022, 17:29

Rreth 600 banorë të fshatit Gocaj në Lezhë vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Ata detyrohen çdo ditë të udhëtojnë drejt Balldrenit për të mbushur ujë me bidonë. Ndërsa Bashkia pret që projektin e ujësjellësit të ri ta financojë Banka Gjermane për Zhvillim.