Lezhë, aksident i trefishtë, makina përmbyset në rrugë

27 Tetor 2020, 15:47 | Përditesimi i fundit: 2020-10-28 10:23:17

Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën në aksin rrugor Lezhë- Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre, në vendin e quajtur ‘Ura e Muratit’, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Sipas banorëve të zonës të cilët kanë qenë prezentë shkak i i përplasjes është bërë shpejtësia e madhe e mjetit tip ‘Audi’, i cili u përplas me një tjetër makinë dhe për pasojë doli nga rruga dhe u përmbys.Në aksident u përfshi edhe një tjetër makinë që ishe i parkuar në krah të rrugës, por u përplas nga makinat që u aksidentuan.