Lezhë/ Banorët: Fabrika e përpunimit të mbetjeve lëshon aromë të rëndë, ka ndotur ajrin

10 Mars 2020, 14:50

Fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore në Lezhë ka krijuar ndotje të ajrit. Ky është pretendimi i banorëve që jetojnë përreth ish-zonës industriale ku është ngritur dhe operon kjo fabrikë.

Brenda pak ditësh banorët kanë dalë dy herë në protestë, pasi thonë se ankesat e tyre ka rënë në vesh të shurdhët nga të gjitha institucionet shtetërore. Banorët ankohen për aromën e rëndë që është krijuar, e cila po ju sjell edhe probleme shëndetësore.

Kjo fabrikë e cila është vënë në funksion 2 muaj më parë është inspektuar dhe nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi i cili e konsideroi këtë investim si modern dhe me standarde evropiane.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e fabrikës thonë se subjekti i plotëson të gjitha standardet dhe nuk krijon ndotje të mjedisit.