Lezhë/ Kremtohet e premtja e zezë, Ipeshkvi Otavio Vitale mesazh shqiptarëve: Mos u largoni nga vendi

20 Prill 2019, 14:34

Besimtarë katolikë në Lezhë kanë kremtuar të premten e zezë, apo siç njihet ndryshe “Udha e Kryqit”.Të udhëhequr nga përfaqësues të klerit katolik besimtarët u nisen nga katedralja e qytetit për të marshuar deri në kalanë e Lezhes duke kujtuar në këtë mënyre mundimet e Jezu Krishtit.

Gjatë kremtimit të udhes së kryqit, ipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale ju ka drejtuar një mesazh shqiptareve që mos të largohen nga vendi i tyre, pasi është i bindur se situata do të ndryshoje, ndaj nuk duhet humbur shpresa.

“Udha e Kryqit” vjen me 14 ndalesa dhe në secilën prej tyre besimtaret bëjnë lutje dhe përkujtojnë mundimet e Jezusit. E premtja para Pashkës, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë.