Lezhë/ Lagjia “Beslidhja” prej dekadash pa investime, banorët: Detyrohemi të ecim me çizme

22 Janar 2019, 21:43

Këto pamje i përkasin bllokut të banimit në lagjen Besëlidhja të qytetit të Lezhës. Lëvizja në kohë me shi është mjaft e vështirë për shkak të gropave dhe baltës. Në këtë bllok banimi nuk është investuar prej dekadash, duke bërë që rrugët të degradojnë plotësisht. Situata e krijuar ka veshtirësuar jetesën e banorëve.

Ata thonë se ankesat e tyre nuk kanë marrë vemendjen e pushtetit vendor. Banorët e kësaj zone kërkojnë që të ndërhyhet, pasi është e papranueshme që një lagje në mes të qytetit të jetë në këtë gjendje.

Kjo lagje ka vite që është në këtë gjendje, nuk e shikon askush me sy. Ka vetëm gropa dhe ujë.

Kam 22 vite në këtë lagje dhe e njëjta gjë.

Kjo është lagjia më e lodhur, vetëm me çizme kalohet.

Banorë

Arsyetimi i Bashkisë së Lezhës është se ndërhyrje në këtë lagje mbetet prioriteti kryesor dhe shumë shpejet do të investohet për të ndryshimin e kësaj situate. Por kur do të ndodh kjo akoma nuk ka një afat të caktuar, ndërsa premtimet kanë qenë thuajse të përmuajshme.