Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin sapo zbret nga furgoni i shkollës, rëndë në spital! Shoferi largohet nga vendngjarja

10 Nëntor 2020, 13:11

 Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga një makinë ditën e sotme, për pasojë ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Barbulloje e re në Lezhë, dhe shoferi nuk i ka dhënë ndihmën e parë fëmijës, por është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Burime bëjnë me dije se fëmija ka qenë duke u kthyer nga shkolla dhe është përplasur sapo ka zbritur nga furgoni.