Lezhë/ Merr flakë në ecje 'Benzi', s'ka të lënduar!

10 Gusht 2020, 11:12

LEZHË- Një automjet tip "Benz" është përfshirë nga flakët e zjarrit në supertradën Lezhë-Laç, në hyrje të qytetit.

Mjeti ka qenë në lëvizje në momentin e zjarrit, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Report Tv sjell pamje, ku shihet që flakët e zjarrit kanë qenë të përmasave të mëdha.Polica dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kane nisur hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit në automjet.