Lezhë/ Plagoset me armë zjarri pas një konflikti të çastit 29-vjeçari, autori arrin të largohetv

21 Qershor 2020, 19:30 | Përditesimi i fundit: 2020-06-21 21:42:29

LEZHË- Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti të çastit në ambientet e një lokali në Mabë të Lezhës të ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër.

I riu i identifikuar është Odise Simoni, i cili ka mbetur i plagosur në krah, pasi është qëlluar me armë zjarri nga D.R. Ai është dërguar me shpejtësi në spitalin e Lezhës, ku po merr mjekimin e duhur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.