Lezhë, pranga 44-vjeçarit në kërkim, kundër vendimit të gjykatës kishte marrë edhe djalin e tij të mitur

5 Qershor 2020, 17:33

Një 44-vjeçar, i cili prej një viti e gjysmë ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale është arrestuar nga policia e Lezhës. Në kuadër të operacionit të koduar "Kurbneshi" u arrestua Arben Buraku, i cili në kundërshtim me vendimin e Gjykatës kishte marrë edhe djalin e tij të mitur 8 vjeç, që ishte nën kujdestarinë e të ëmës.  Policia thotë se djali i tij 8-vjeçar është në gjendje të mirë shëndetësore.