Lezhë, qëllohet me breshëri godina e njësisë administrative të Blinishtit

1 Shkurt 2019, 10:28 | Përditesimi i fundit: 2019-02-01 15:01:59

LEZHE-Godina e njësisë administrative në Blinisht është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa janë shoqëruar deri tani 10 persona. Nga breshëria e kallashnikovit që është zbrazur mbi godinën e njësisë administrative nuk ka persona të lënduar, por vetë dëme të shumta materiale.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket shenjat e plumbave në mur dhe xhamat e derës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës që kanë shtëpitë pranë njësisë administrative.