Lezhë, sekuestrohen 3 mina me telekomandë dhe 2.3 kg drogë

2 Prill 2019, 09:21 | Përditesimi i fundit: 2019-04-02 09:42:08

Gjatë një operacioni në Lezhë, policia ka sekuestruar tre mina të montuara me telekomandë, ranë në pranga shtetasit A.L. 23 vjeç, A. E. 21 vjeçe, banues në Vlorë dhe u shpall në kërkim E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë).

Ata u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.

Policia njofoton se materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve plasëse" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".