Lezhë, shembjet në Tale/ Pronari: Largohu, i kam armët me leje për kokë të fëmijëve do bëj skandal

17 Qershor 2020, 14:39

Një nga pronarët e bizneseve në Tale të Lezhës nuk ka lejuar shembjen e biznesit të tij, duke thënë se e ka me leje, e mbi të gjithë thekson se nuk është njoftuar paraprakisht. Madje,  ai i ka paralajmëruar policët që të largohen, duke i kërcënuar se ka armë dhe nuk do ketë frikë që t'i shkrepë.

"Të gjitha janë të regjistruara, ne s'jemi kriminela. Hajde na thoni hiqini dhe e heq unë. E kam blerë me lekë, nuk ma ka falur kush. Kjo është punë kriminale. Kështu nuk bëhet dhe po të hem se do ju hedh në gjyq që tani do bëj denoncim se nuk ke asnjë të drejtë pa më njoftuar mua dhe nuk qenke burrë se të thashë më prit një orë, ça janë këto muhabete, largohuni se do bëj skandal, do shkoj bë burg për kryet të fëmijëve. Unë e di se Edi Rama po i heq hajdutët, jo të vijnë këtu. Ik se armët i kam me leje, për kryt të fëmijëve kam për të bërë skandal. Nuk qetësohem se u kam thënë më prisni gjysmë ore se kam porositur vinçin, nuk na kanë njoftuar. Kanë qenë mbrëmë këtu dhe u  thashë ka ndonjë problem këtu, më kanë thënë jo. Prishje me lekë, se u kanë dhënë lek. Unë i bëj thirrje Ramës nëse kam kundërshtim me ligjin, bujrum, po ia kam blerë bankës së shteti, i ka kontrolluar policia kriminale lekët e mia. Unë me hajduta nuk merrem", tha një nga pronarët e bizneseve.

    No videos found.