Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal, vetëm dëme materiale

13 Shkurt 2021, 22:56 | Përditesimi: 13 Shkurt 2021, 22:56

Më datë 13.02.2021, rreth orës 21:45, në vendin e quajtur "Rruga e Kallmetit" Lezhë, në lokalin e marrë me qera nga shtetasi V.Sh.,banues në fshatin Mërqi,Lezhë, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

r.k./Shqiptarja.com