Lezhë/ Situata si pasojë e reshjeve të dëborës në përmirësim, rrugët nacionale të kalueshme, vijojnë temperaturat e ulëta dhe ngricat në disa zona të qytetit

15 Shkurt 2021, 08:50

Në qarkun e Lezhës situata e shkaktuar ditët e fundit nga reshjet e dendura të dëborës ka nisur të përmirësohet. Rrugët nacionale janë të gjitha të kalueshme përfshirë edhe autostradën Lezhë-Milot ku ishin paraqitur edhe problematikat më të mëdha.

Megjithatë rekomandohet të bëhet kujdes, pasi për shkak të temperaturave të ulëta, nën zero ngricat kanë mbuluar zona të caktuara.

Shqetësuese paraqitet situata në trotuaret e qytetit të Lezhës të cilat kanë ngrirë, duke krijuar probleme në lëvizjen e qytetarëve.

Ndërkohë në disa zona vijon të mos ketë energji elektrike si pasojë i defekteve në rrjet të cilat ende nuk janë riparuar.