Lezhë/ U plagos nga fqinji i tij! 43-vjeçari Hilë Gjini ka qenë anëtar i Këshillit Komunal Balldre

1 Dhjetor 2020, 12:25 | Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 12:25

LEZHË - Një 43-vjeçar u plagos me armë zjarri mëngjesin e së martës (1 dhjetor) në fshatin Balldre të Lezhës, ndërsa policia identifikoi dhe prangosi autorin e dyshuar të ngjarjes.

Sipas të dhënave Hilë Gjini u qëllua me pushkë sapo kishte dalë nga banesa dhe po dërgonte fëmijët në shkollë me automjetin e tij tip "Benz".

Nga të shtënat 43-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë, ndërsa fëmijet të cilët ndodheshin në makinë fatmirësisht nuk janë lënduar.

Gjini ka qëndruar për rreth 30 minuta i plagosur në automjet, duke pritur autoambulancën e cila e mori dhe e dërgoi në spitalin rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes identifikoi autorin e dyshuar të plagosjes, duke e arrestuar 2 orë pas ngjarjes.

Ai është 69-vjeçari Gjergj Gjini i cili prangos në rrethinat e fshatit Balldre, ndërsa u sekuestrua dhe armë me të cilën ka kryer plagosjen.

43-vjeçari Hilë Gjini i cili u plagos mëngjesin e sotëm (1 dhjetor) në fshatin Balldre në Lezhë.

Mësohet se Gjini ka punuar si Këshillin Komunal gjatë viteve 2011-2015 me Partinë e Gjelbër në koalicion me PS.

b.ha./Shqiptarja.com