Lezhë, zjarr në ambientet e kopshtit 'Besëlidhja', nuk ka të lënduar

17 Dhjetor 2018, 09:01 | Përditesimi i fundit: 2018-12-17 14:57:48

Kopshti  “Besëlidhja” është përfshirë këtë të hënë nga flakët. Raportohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e transformatorit. 

Ndonëse nuk ka të lënduar dhe dëme materiale, zjarri ka shkaktuar frikë dhe panik pasi në ambientet e saj gjendeshin fëmijë. Ata janë evakuuar menjëherë, ndërkohë që forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje.

Godina shërbente edhe si konvikt i shkollës “Kolin Gjoka” në Lezhë.