Libër për Angjelina Aranitin nga Zenepe Luka! Dritan Leli: Je krenari për Vlorën

17 Tetor 2020, 20:42

Në Vlorë u prezantua libri “Angjelina Arianiti Komneni – Shpirti i shenjtë i Arbërisë” i botuar nga gazetarja Zenepe Luka në 500 vjetorin e vdekjes së saj. Mes të pranishmëve ishte edhe ministrja e Ekonomisë Anila Denaj dhe kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli.  Zenepe Luka u vlerësua me medaljen "Mirënjohja" si mbështetës i vazhdueshëm i punës së autores dhe të gjitha zonjave të fondacionit "Nermin Vlora Falaschi".

Kreu i bashkisë Dritan Leli shprehu fjalët më të ndjera dhe vlerësuese për Zenepe Lukën duke e cilësuar si një krenari dhe nder për qytetin. Edhe pse i thërret "Vlonjatja e Importuar", kryebashkiaku i Vlorës Leli shprehet se ky libër mbart në faqet e saj gjak shqiptari dhe ndjesi atdhetare dhe për këtë secili duhet ta ketë në bibliotekën e tij.