Libi, 150 viktima nga mbytja e dy anijeve me emigrantë

26 Korrik 2019, 10:19

Rreth 150 emigrantë kanë humbur jetën në ujrat detar para brigjeve të Libisë.

Sipas Zëdhënësit të Rojës Bregdetare të Libisë, dy anije me emigrantë që ishin nisur nga qyteti Khoms, rreth 120 km larg nga kryeqyteti Tripoli, janë përmbysur bashkë shumë të dëshpëruar që ishin nisur për në brigjet e Detit Mesdhe.

Sipas të mbijetuarve të tragjedisë, anijet kishin në bord rreth 300 emigrantë, 140 nga të cilët u shpëtuan dhe morën ndihmë mjeksore dhe humanitare.

Të mbijetuarit, sipas Mjekëve pa Kufi, u sistemuan nga autoritetet libiane në tre qendra në Misurata, Khoms dhe Slitan.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, numri i të vdekurve është 100 por dëshmitarët okularë flasin se të paktën 70 trupa kanë dalë mbi sipërfaqen e ujit para brigjeve libiane dhe se numri i të mbyturve mund të jetë rreth 150. Edhe Zëdhënësi i UNHCR  tha se “mund të ketë mbi 150 emigrantë të mbytur”.

Nëse këto shifra konfirmohen, kjo do të ishte tragjedia më e rëndē në Mesdhe për vitin 2019.

UNHCR ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që njerëzit që arrijnë të mbërrijnë në breg apo të shpëtohen në det, të mos jenë të detyruar të kthehen në Libi, një zonë konflikti ku emigrantët burgosen në kushte çnjerëzore.

Si agjencia e OKB-së për refugjatët po ashtudhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, kanë theksuar se vdekjet në det nuk kanë ndalur kurrë që nga fillimi i stinës së verës.

Vetëm në muajin maj, 65 emigrantë humbën jetën pasi anija me të cilin po udhëtonin u mbyt në brigjet e Tunizisë.