Librat falas për nxënësit/ Fëmijët hasin vështirësi tek ripërdorimi

14 Shtator 2019, 22:12

Për këtë vit shkollor, nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të pestë, janë pajisur me libra falas. Këta libra janë përdorur nga nxënësit e një viti më parë, të cilët i kanë kthyer pasi kanë përfunduar vitin shkollor. Përjashtohen këtu nxënësit e klasave të para, të cilët për çdo vit përfitojnë tekste të reja.

Por një nga problematikat që  lind nga një proces i tillë është fakti që librat që janë dorëzuar në fund të vitit nuk janë fshirë plotësisht dhe nuk janë në kushte të mira, duke krijuar vështirësi në përdorim për nxënësit që i përdorin sërish.