Librezat e falsifikuara nga 14 zyrtarët e shëndetësisë me qëllim korrupsionin, policia jep detajet

17 Korrik 2020, 12:26 | Përditesimi i fundit: 2020-07-17 14:47:01

Policia ka dhënë detaje nga operacioni 'librezat; i cili zbuloi se si 14 zyrtarë të strukturave shëndetësore në vend falsifikonin dekumentat me qëllim përfitimin, duke bërë korrupsion. 

Sipas policisë operacioni në fjalë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dhënë 14 masa, ndër të cilat 2 'arrest me burg', 9 'arrest shtëpie' dhe 3 të hetuar në gjendje të lirë, ka nisur që prej katër mujash. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash dhe certifikata e librexa të falsifikuara.

Report Tv' bëri dje me dije se cilët janë personat që akuzohen dhe masën e tyre. 

Masën “Arrest në burg“ ndaj 2 shtetasve:

Niko Nika 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Instituti i Higjienës Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;

Hazis  Lura 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Instituti i Higjienës Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;
 
Masën “Arrest në shtëpi” ndaj 9 shtetasve: