Libri i Javes - "Përtej", romani që tronditi shoqërinë japoneze

11 Nëntor 2019, 14:59

Një roman i cili na tregon anën tjetër të femrave japoneze, të cilat për shkak të problemeve sociale detyrohen edhe të kryejnë krime! Romani “Përtej” (Out në original), i shkrimtares Natsuo Kirino, i cili ka tronditur lexuesin japonez, i sjellë edhe në shqip nga botuesja Vasilika Tafa flet për një krim në periferi të Tokios. Një nënë e re, në kulmin e dëshpërimit, vret bashkëshortin e saj imoral dhe kumarxhi dhe i rrëfen krimin njërës prej kolegeve të saj, Masako Katorit. Masako e ndihmon shoqen e saj duke kërkuar ndihmën e shoqeve të tjera që të copëtojnë trupin dhe të zhdukin provat pa lënë asnjë gjurmë të viktimës. I cilësuar një ‘thriller psikologjik” i mbretëreshës së romanit të krimit japonez, Natsuo Kirino, ky roman duket se i shkon përshtat edhe realitetit shqiptar. Botuesja Vasilika Tafa na njeh më mirë me historinë brenda romanit.