Libri i ri me kujtime, Fatos Kongoli për ish-persekutorët: Neveri, njërin e kam komshi

24 Prill 2020, 14:54 | Përditesimi i fundit: 2020-04-24 14:56:58

Në vazhdim të një kronike të papërfunduar, dhjetë vite pas botimit të librit “Iluzione në sirtar”, shkrimtari Fatos Kongoli sjell për lexuesit librin  e tij të ri, “Kapitulli i Amerikës” (Botime Toena). Kongoli në këtë libër, ndalet tek shtatë vjet të jetuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë fëmijëve të tij, vajzës Eldës dhe djalit Dorit, bashkë me bashkëshorten Lilin, përshkruan edhe takimet me intelektualët shqiptaro-amerikanë, që prej kineastit Piro Manit, e shumë emra të tjerë të njohur. Ndërsa, fill pas botimit shkrimtarin e takojnë pranë shtëpisë së tij për të na rrëfyer emocionet, që ka për këtë krijesë të re, që vjen pas “Gënjeshtar të vegjël”, edhe pas kapërcimit të një sëmundje të rëndë. Kongoli na tregon se: “Amerika ka qenë për të një eksperiencë e paharrueshme”.

“Ndihem shumë i kënaqur që ky libër doli, jo më kot them se ky libër vjen si vijim i një libri tjetër, “Iluzione në sirtar” (2010), por këtë libër ia kushton Julien Roche, mikut tim. Ato vite, pavarësisht ngurrimeve të mia, kanë qenë një përvojë shumë e bukur, e mrekullueshme do të thoja, sepse Amerika është një vend i jashtëzakonshëm. Është vendi më mikpritës në botë”, rrëfen Fatos Kongoli.