Libri “Tetralogjia e kohëve” e Jorgos Pieridhit në shqip, Kristo Pulla: Shkrimtari zhbirilon shpirtin njerëzor

22 Tetor 2019, 18:06
  • I nxitur nga ngjarjet tronditëse të periudhës 1955-1959 në Qipro shkrimtari Jorgos Filipou Pieridhi në të gjallë të tij shkroi librin “Tetralogjia e kohëve”, që përkthehet  për herë të parë në gjuhën shqipe. Përkthyesi i veprës letrare në gjuhën shqipe është Kristo Pulla,teksa na thotë se ky autor është ndër më të mëdhenjtë në Qipro na rrëfen edhe se dëshira e tregimtarit qipriot asokohe ka qenë që të përshkruante zhvillimet e periudhe

    “Në këtë libër më bëri shumë përshtypje aftësia e shkrimtarit për të zhbiriluar thellë brenda shpirtit. Ka një gjuhë të rrjedhshme, të pasur se përdor idiomat edhe veçantitë e dialektit qipriot, për të cilat jam konsultuar me njerëz që dinë dialektin qipriot, me shkrimtarë të tjerë”, shprehet përkthyesi Kristo Pulla.

  •  

    Për shkrimtarin Ylljet Aliçka autori grek sjell jetën e vendit përmes rutinës së periferisë.

    “Është mjeshtër i jetës së përditshme, duket si shkrimtar naiv, por është ironik që përdor metaforën si simbol të fuqishëm. Merret me jetën e zakonshme të përditshme, e njeh kulturën e një vendi nëpërmjet rutinës së periferisë. Në tregimet e tij vjen se si popujt ngjiten më shumë në nivelet e jetës periferike, sesa në nivelet politike”, shprehet Aliçka.

    Botuesja Irena Toçi teksa shprehet se është hera e parë, që ky autor botohet në gjuhën shqipe, e konsideron atë si një ndër tregimtarët më të mëdhenj të 100 viteve të fundit

    “Ky autor mbahet si një nga autorët më të mëdhenj të 100 viteve të fundit të letërsisë greke që shkruhet në Qipro. Ngjarjet historike janë në sfond, por mbi të gjitha janë ngjarjet njerëzore, që secili nga ne i takon përditë, por edhe që hanë diskutim edhe për shoqërinë shqiptare”, thoët Toçi.

    Shkrimtari Jorgos Filipou Pieridhi (1904-1999) lindi në Qipro. Për shumë vjet ka jetuar në Egjipt. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë, si në rusisht suedisht, anglisht edhe në gjuhën kineze.