Kryeministri, Edi Rama, së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Malizt të Zi Milo Djukanovic pasi u njohën me dëmet nga tërmeti në Durrës, kanë vizituar në një hotel të akomoduarit që u larguan nga banesat e tyre për shkak të dëmeve.
Në këtë hotel ishin të strehuar 250 njerëz dhe shumica prej tyre ka fituar bonusin e qirave që mund të jetojnë edhe më gjatë në këto struktura strehimi.
Ndërkohë banorët e akomoduar në këtë hotel u shprehën shumë të kënaqur me shërbimin.
"Ketu vetëm hamë e pimë, jemi shumë mirë. Një pritje jashtëzakonisht e mirë. Unë banoj në lagjen 13 në Durrës" tha një banor
Liderët e Ballkanit në Golem me të akomoduarit në hotel pas tërmetit, banori: Një pritje e jashtëzakonshme
No videos found.