Lideri i opozitës tregon 'sfidën' e parë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti

8 Korrik 2019, 22:02

Për të patur një qeveri të popullit duhet, në radhë të parë një reformë zgjedhore dhe reformë e partive” theksoi lideri i opozitës, duke vënë në dukje, 4 pika kyçe, që do të garantojnë këto reforma.  

"Reformë kushtetuese, politike, zgjedhorereforma që do të garantojnë mundësinë e kujtdo për t’u zgjedhur.  Do të sigurojnë që paratë e krimit dhe oligarkëve të mos kenë rol në zgjedhje.  Administrata dhe burimet qeveritare të mos kenë rol në zgjedhje. Mediat të mos jenë instrument i manipulimit të votuesve.

Kjo do të jetë sfida e parë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti. Do të jetë sfidë e vështirë, por ne do ta realizojmë.”- vuri në dukje lideri i opozitës, i cili beson se “zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.”

Basha theksoi se “qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negoçiatat me BE-në, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.

Për Lulzim Bashën, sfida më e vështirë do të jetë beteja për të futur Shqipërinë në rrugën e vërtetë të përparimit me një një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme, duke luftuar kundër monopolove, kundër klientelizmit dhe kundër kapjes së ekonomisë.