Krahasimi i Tiranës para ardhjes së Erion Veliajt në krye të bashkisë është i dukshëm tha kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë në mbledhjen e konstituimit të këshillit bashkiak dhe betimit të kryebashkiakut të kryeqytetit. Kjo duhet bërë sipas kreut të qeverisë, në mënyrë që askush të mos hedh hije mbi punën e bërë.
"Krahasimi si e gjetëm dhe si e kemi sot Tiranë, është vrastar por s'është kjo arsyeja pse ky krahasim duhet bërë, por sepse ne marrim kreditet e nevojshme të besimit, për të bërë më shumë pa lejuar që balta të dobësojë lidhjen e shumicës me ne dhe të hedh hije mbi punën tonë", tha Rama.
Kryeministri Rama nuk la pa përmendur edhe opozitën dhe akuzat e vazhdueshme që ajo ka bërë lidhur më ndërtimet në Tiranë dhe se qeveria favorizon oligarkët.
Kreu i qeverisë bëri një krahasim se si bashkia e Tiranës me Erion Veliaj në Tiranë arkëtoi 5 herë më shumë taksa nga ndërtuesit, ndryshe nga Lulzim Basha.
"Sa paguanin të ashtuquajtur oligark deri dje për një leje ndërtimi? Dje paguanin 4% të çmimit të shitjes ndërsa sot 8%, pra i kemi shtuar taksën ndaj atyre që akuzohemi se u shërbejmë.
Në vitin 2014 Lulzim Basha dha 680 mijë metra katrorë ndërtim, bashkia arkëtoi 11 milionë euro.. Në 2018-ën Erion Veliaj firmosi 550 mijë metra katrorë, dhe bashkia arkëtoi 52 milionë euro. . Ky krahasim flet vetë.
Duke i taksuar më shumë të pasurit janë dhënë 1 mijë kredi të buta për strehim. 830 bonuese qiraje krahasuar me 89, pra 10 herë më shumë sesa në 4-vjeçarin e tyre.
120 banesa për romët -0 në 4-vjeçarin e Bashës. Sa për Kullat ja t'i numërojmë. Janë kulla të ngritura me baltë shpifje, saqë meraku mos shpifjet kthehen në kulla nuk është e aspak e pavend.
Kulla si bukë, PPP si djathë. Unë numëroj vetëm 2 kulla, Plazën dhe Kulla në ndërtim, 2 kulla e stadiumit dhe ajo te banka e Shqipërisë, 4 kulla dhe 4 miliardë llafe për kullëzimin apokaliptik të Tiranës. 880 mijë m2 në vetëm 85 leje, ndërsa Veliaj, 130 m2 më pak për 100 leje ndërtimi më shumë", tha Rama.