‘Ligjet’ miratojnë kandidatët për Autoritetin e dosjeve të sigurimit të shtetit, mes tyre Simon Miraka! Gazment Bardhi, mazhorancës: Është kandidat i Berishës, jeni të pafytyrë

27 Maj 2022, 12:09 | Përditesimi i fundit: 2022-05-27 16:44:40

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Me shumicë votash, kandidatët që do ti kalojnë Kuvendit për votim janë: Altin Hoxha, Gentian Sula, Simon Miraka, Albert Nikolla. Ndërkohë që Ligjet rrëzuan kandidaturat e Marcel Hilës, Besim Ndregjonit, Gjergj Markut, Skënder Vrionit.