'Ligjet' zbusin dënimet për thyerjen e karantinës, mbeten të njëjta ata për përhapjen e virusit

14 Prill 2020, 18:19

TIRANE-Komisioni i Ligjeve miratoi me shumicë votash ndryshimet në Kodin Penal, të cilat parashikojnë jo vetëm sanksione me gjobë por edhe burg për qytetarët që nuk do respektojnë karantinën. Masat pësuan disa ndryshime, përveç dënimit me 15 vite burg. Në propozimin fillestar të deputetes Edlira Bode parashikohej që kush shkel karantinën do dënohet deri në 10 vite burg. Një tjetër ndryshim është dhe ulja e dënimit për përhapjen e sëmundjen infektive, nga 10 vite maksimumi i propozuar zbret në 5 vjet.