Ligji i ri/ Meta nën mbrojtje nga Garda deri në 2027, Rama-Ruçi edhe 4 vjet pas mandatit

5 Dhjetor 2020, 18:38

Zgjatet periudha kohore për ruajtjen nga Garda e Republikës të personaliteteve të larta shtetërore pas mbarimit të mandatit. Kështu parashikon projektligji i ri për Gardën e Republikës, i hartuar nga Ministria e Brendshme. Nisma ligjore parashikon mbrojtje personale të Presidentit nga garda për pesë vjet pas përfundimit të mandatit, nga 3 vjet që parashikon ligji në fuqi. Nëse mandati i Presidentit aktual Ilir Meta mbaron në vitin 2022, mbrojtja nga garda do të vijojë deri në vitin 2027. Ndërkaq, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, do të mbrohen nga Garda e Republikës për 4 vjet pas mbarimit të detyrës, nga 3 vjet që parashikon ligji në fuqi. Kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve të tjera nga garda, pas lënies së detyrës nga ana e tyre, do të vendoset nga qeveria.