Ligji për Magjistratët/ Basha propozim mazhorancës: Konsensusi kalon në këto 7 pika

23 Korrik 2018, 14:20 | Përditesimi i fundit: 2018-07-23 18:06:20

Tiranë-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas vendimit për të bojkotuar seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, ka dalë në një konferencë për mediat nga selia blu. Basha ka thënë se shkolla e magjistraturës është kthyer në shkollë partie, dhe se kryeministri Edi Rama e ka kthyer në fenomen shkollën e plepave. Basha tha se votat e opozitës për ligjin e magjistratëve nuk zgjidh problemet dhe kolapsin e Reformës në Drejtësi.  Basha prezantoi 7 pika që sipas tij përbëjnë rrugën nga duhet të kalojë konsesusi.

Më herët Basha zhvilloi një mbledhje grupi me deputetët demokratë ku iu bëri të qartë qëndrimin e PD-së në lidhje me këtë ligj. 

Pjesë nga deklarata e Bashës: 

Ligji është aprovuar vetëm me votat e mazhorancës. Është miratuar që ta kapte Edi Rama e mos t’ia hiqte njeri nga duart. Tani është një shkollë partie, e them për ata që e mbajnë mend çfarë ishte. Institucion totalisht i kapur nga Rama., s’kemi as KLGJ as KLP, propozimi atyre është që kompetenca t’i kalojë KLD-së së dikurshme dhe kryeprokurores. Edhe nëse ne japim votat, problemi nuk zgjidhet. Shorti ka zgjedhur 5 anëtarë që kanë lidhje me PS-në.  Reforma në drejtësi u kthye në kënetë, ka ngecur në llum. Po të kishim reformë, Saimir Tahiri do ishte në burg. Ramës nuk i intereson një reformë në drejtësi e pakapur. Të tjerat janë pallavra. Rama po kthen në fenomen shkollën e plepave. KPK me dy standarde. Qytetarët shqiptarë ta dinë qëndrimin tim. Ne jemi në kolaps total të reformës në drejtësi. T’i qëndrojmë konsensusit të 2 viteve më parë, të zhbëjmë të gjitha veprimet e njëanshme të mazhorancës.

    No videos found.