'Ligji për pronat', Meta e kthen në Kuvend: Cenon dispozitat Kushtetuese

26 Mars 2020, 17:29

Presidenti Ilir Meta kthen në Kuvend ligjin 'Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në republikën e Shqipërisë'. Ne arsyetimin e tij, presidenti Meta shprehet se disa nene të këtij ligji duhen rishikuar pasi cenojnë parimin e sigurisë juridike, bien ndesh me dispozita kushtetuese, rrezikojnë të krijojë tension kushtetues dhe se nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye, presidenti shprehet se ky ligj duhet kthyer me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e disa neneve të tij.