Lindita Nikolla inspekton konviktet e studentëve: Në janar do të shikojnë ndryshimin

7 Dhjetor 2018, 17:13

TIRANE-Në kohën që përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit po protestohej nga studentët për plotësimin edhe të tre kushteve të tjera, Lindita Nikolla ka inspektuar investimin që po kryhet në godinat e Qytetit Studenti Nr.2, pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë.  Ministrja Lindita Nikolla  deklaroi se investimi për godinat e studentëve është prioritet i qeverisë pasi janë akorduar 18 milion euro. Si investimet në këto 4 godina që akomodojnë mbi 1 mijë studentë  do të shtrihen me të njëjtin standard edhe në Qytetin Studentit për shumë prej godinave rezidenciale

“E kënaqur nga sa pashe, është godina e tretë nga katër godinat këtu në qendrën studentore Nr.2,  që do të akomodojë studentë të inxhinierisë. Dy godina kanë përfunduar, kjo është e treta, vijojnë punimet tek e katërta. Standarde që kurrë nuk i kemi parë në godina studentore, qoftë në apartamentet ku ata do të akomodohen, po ashtu edhe me gjithçka tjetër që ka të bëjë me standardet, pra duke pasur një kuzhine të përbashkët në çdo kat, duke mundësuar sallën e studimit, internet në çdo dhomë.  Gjithçka që studentët të kenë kushtet optimale për të vënë prioritet atë që është në fakt qëllimi i tyre, rezultatet sa më të  mira në universitet.

Unë e pashë vetë dhe doja t’ju falënderoj se ky investime prej 18 milion euro është një investim i standardeve më të mira, me eficencën e energjisë, por edhe me çdo lloj standardi tjetër për të qenë këto godina, jo vetëm të banueshme por edhe atraktive për kohën e lirë apo kohën e studimit. Është një projekt që vijon edhe në Qytetin Studenti dhe do jetë projekti që do shtrihet fillimisht në 9 godinat e qytetit studenti dhe më pas në të gjitha godinat e tjera. Ne janar studentët do e provojnë vete se çfarë do te thotë të investosh me standarde dhe ta kesh prioritet jetesën e studenteve Hera e pare qe investohet 18 milion euro dhe besoj do të kemi ndihmë për të pasur edhe më me shume projekte investuese” deklaroi ministrja Nikolla.