Liqeni artificial i rikthehet 'shtetrrethimit', zona blindohet me policë pas shkarkimit të shefit të komisariatit 1

15 Maj 2020, 15:30

TIRANË- Pasi drejtori i policisë së shtetit zgjodhi të bëjë shembull të shkeljes së detyrës shefin e komisariatit nr 1 në Tiranë pasi lejoi lëvizjen e qytetarëve pas orës 17:30, rrugët e gjelbëruara të Liqenit u mbushën me efektivë të policisë së shtetit dhe asaj bashkiake.

I gjithë parku është tërësisht i boshatisur me ndonjë qytetar tek tuk që ka dalë për marr ajër të pastër apo për ecje sportive. Ndërkohë në të gjitha pikat hyrëse janë të vendosur efektivët që këshillojnë qytetarët për masat që duhet të zbatojnë dhe se duhet shmangur frekuentimi i kodrave të liqenit.